Reforma Zgjedhore, Greminger: Ndihmojmë në dialog, por s'marrim vendime

Nga A2 CNN
25 Tetor 2019, 15:57 | Politikë
Reforma Zgjedhore, Greminger: Ndihmojmë në dialog, por s'marrim

Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Thomas Greminger bën apel për dialog mes palëve politike, duke dhënë një mesazh të qartë sa i takon hartimit të Reformës Zgjedhore.

“Ne mund të ndihmojmë në dialog, por jo të marrim vendime politike”, thotë Greminger.

“OSBE mund të bëjë 3 gjëra: e para, ne mund të sjellim ekspertizë ligjore. E dyta, mund t’u kujtojmë shteteve anëtare, jo vetëm Shqipërisë, por edhe të tjerave, principet dhe angazhimet që kanë marrë përsipër si anëtare të OSBE-së. Dhe e treta: ne mund të thjeshtojmë dialogun, ne mund të ofrojmë hapësira për dialog, pra kjo është ajo se çfarë ne mund të bëjmë. Ajo çfarë ne nuk mund të bëjmë është që të marrim vendim politik për hapat që duhet të ndërmerren për Reformën Zgjedhore. Megjithatë, ne shpresojmë sigurisht që të merren seriozisht dhe të implementohen. Ne nuk mund të zgjedhim sistemin zgjedhore të cilin ky vend mund të aplikojë. Jam në dijeni të idesë për ndarjen e Reformës Zgjedhore në dy faza dhe gjithashtu edhe për kundërshtimet ndaj kësaj ideje apo mënyrës se si do të implementohen rekomandimet e ODHIR. Ka një diskutim mbi sistemin zgjedhor, por unë mendoj se nuk na takon ne që të përcaktojmë një dialog për këto çështje. U takon aktorëve politikë të vendit”, deklaroi Greminger.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos