Reforma Zgjedhore, Hajdari: Nuk votohet me vota të blera

Nga A2 CNN
10 Qershor 2020, 19:35 | Politikë
Reforma Zgjedhore, Hajdari: Nuk votohet me vota të blera

Deputetja demokrate Rudina Hajdari është shfaqur e indinjuar përpara takimit të krerëve të grupeve parlamentare opozitare me kryeministrin Edi Rama në lidhje me temën e ndryshimit zgjedhor.

Sipas Rudina Hajdarit, kjo reformë nuk mund të votohet me vota të blera dhe i kërkoi kreut të PD, Edi Rama që të mbajë premtimin e dhënë që vendi të ecë përpara.

“Ne nuk mund të votojmë një reformë zgjedhore me vota të blera. Rikthimi në sistem i partive që kanë ngelur jashtë është konfirmim që ne nuk do të kemi më as kriza, as mundësi për të bojkotuar zgjedhjet dhe i jep shanse Shqipërisë për të ecur drejt Bashkimit Europian.

Tani është shansi për Partinë Socialiste që të mbajë premtimin dhe të ecim përpara duke ndryshuar sistemin zgjedhor dhe jo duke marrë deputetë, shantazhuar deputetë, për të votuar atë reformë”, u shpreh Hajdari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos