Reforma Zgjedhore, PD: OK parimisht për të qenë në tryezën e OSBE

Nga A2 CNN
17 Nëntor 2019, 15:13 | Politikë
Reforma Zgjedhore, PD: OK parimisht për të qenë në

Partia Demokratike ka shprehur gatishmërinë për të qenë pjesë e tryezës së dytë të thirrur nga OSBE për Reformën Zgjedhore, së bashku me Komisionin e Posaçëm për Reformën Elektorale.

Burime nga Selia Blu thanë se kanë rënë dakord parimisht për të qenë në tryezë, por po presin axhendën finale.

https://a2news.com/2019/11/08/palmer-palet-ne-shqiperi-te-dialogojne-per-reformen-zgjedhore/

Kjo është tryeza e dytë që OSBE dhe Komisioni i Posaçëm organizojnë për Reformën Elektorale dhe sërish Partia Demokratike do të përfaqësohet në nivel teknik në këtë takim.  

Në fokus të tryezës është diskutimi për financimin e partive politike. Deri tani, palët nuk kanë arritur të ulen në dialog për reformën dhe aktualisht mazhoranca dhe opozita po punojnë paralelisht për Reformën Elektorale.   (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/11/06/reforma-zgjedhore-drafti-shkrin-kqz-krijon-komisionerin-shteteror-te-zgjedhjeve/

A2 CNN Livestream

Latest Videos