Reforma Zgjedhore, shoqëria civile skeptike ndaj propozimeve të PS

Nga A2 CNN
24 Tetor 2019, 16:28 | Politikë
Reforma Zgjedhore, shoqëria civile skeptike ndaj propozimeve të PS

Shoqëria civile ishte ajo që vetëm pak javë më parë i kërkoi partive politike të angazhohen seriozisht për reformën zgjedhore, por drafti i prezantuar nga mazhoranca, me qëllimin për të mbushur rekomandimet e OSBE/ODIHR, duket se nuk bind.

“Është një draft shumë i dobët dhe mund të them se i hedh hi syve procesit. Pyetja është kush është institucioni që ka kompetence të ndërhyjë në rast se shikon abuzime dhe problematike”, tha Aranita Brahaj.

Edlira Gjoni ishte gjithashtu “live” në një tjetër komunikim me studion e A2. Edhe ajo paralajmëron mbi rrezikun e një reforme në letër sa për të kënaqur Europën.

https://a2news.com/video/reforma-zgjedhore-brahaj-na-hedhin-hi-syve-drafti-ne-komision-i-dobet/

“Është e vërtetë që reforma duket sikur është vetëm formale. Kam përshtypjen se e keqe se Kryeministri do të vijojë të ecë në këtë rrugë, që në letër kemi reformë, sikundër në letër kemi shumë arritje të tjera”, tha Edlira Gjoni.

Opozita parlamentare vazhdon të kushtëzojë reformën zgjedhore me ndryshimin e sistemit. Por Aranita Brahaj këshillon që më shumë se sistemi elektoral, duhen parë institucionet rreth tij. “Nuk besoj që ky sistem është ai që nuk garanton demokraci, por nuk kemi mungesë institucionalizimi dhe rregullash të sakta loje”, tha Brahaj.

https://a2news.com/video/reformat-edlira-gjoni-nuk-eshte-permbushur-asnje/

Rreziku për partitë e vogla është se dy të mëdhenjtë nuk janë të interesuar të ndryshojnë sistemin. “Mendoj që mungesë serioziteti nga të dy palët. Nuk ka pikë vullneti që ajo reformë të shikohet siç presim ne. Ka një mbrojtje të sistemit aktual dhe nuk ka shpjegime pse e bëjnë këtë, e ta vendosim përballë faktit që ky sistem ka prodhuar këtë parlament”, tha Gjonaj.

Dy partitë e mëdha përfaqësojnë shumicën dërrmuese të shqiptarëve ndaj dhe pa to në tryezë, gjykojnë përfaqësuesit e shoqërisë civile, reforma zgjedhore nuk ka shanse që të jetë diçka më shumë se një formalitet. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/10/24/reforma-zgjedhore-gjiknuri-propozimet-e-kthejne-qeverine-ne-gjysme-teknike/
https://a2news.com/2019/10/24/reforma-zgjedhore-pd-mbyllem-financimin-e-partive-dhe-administrimin/

A2 CNN Livestream

Latest Videos