Parlamenti Europian miraton rezolutën: Mos hapja e negociatave me Shqipërinë ishte gabim strategjik

Nga A2 CNN
24 Tetor 2019, 13:26 | Politikë
Parlamenti Europian miraton rezolutën: Mos hapja e negociatave me

Parlamenti Europian miratoi të enjten një rezolutë ku theksohet se ishte gabim mos hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në rezolutë thuhet gjithashtu se të dy shtetet i kishin plotësuar kërkesat për të nisur bisedimet. Rezoluta u miratua me një shumicë dërrmuese votash pro, 412, ndërsa 136 ishin kundër dhe 30 eurodeputetë abstenuan.

Parlamenti shprehu zhgënjimin e thellë për dështimit e liderëve të Bashkimit Europian për të rënë dakord në samitin e 17-18 tetorit.

https://a2news.com/2019/10/24/palmer-i-zhgenjyer-per-mos-hapjen-e-negociatave-boshllekun-mund-ta-mbushin-rusia-e-kina/

“Deputetëve u vjen keq për qëndrimin e Francës, Danimarkës dhe Holandës për të bllokuar vendimin pozitiv dhe thonë se Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë bërë përpjekje të konsiderueshme në vitet e fundit për të plotësuar kriteret për të nisur bisedimet për anëtarësim.

Vlerësojmë Maqedoninë e Veriut për përpjekjet për të zgjidhur problemet dypalëshe me vendet fqinje si dhe Reformën në Drejtësi të ndërmarrë në Shqipëri.

Parlamenti thekson se mos marrja e një vendimi nga liderët e BE ishte një gabim strategjik, që dëmton besueshmërinë e unionit dhe dërgon mesazhe negative të shtetet e tjera kandidate të mundshme. Gjithashtu do të lejojë aktorë të tjerë të huaj, aktiviteti i të cilëve nuk përputhet me vlerat dhe interesat e BE, që të angazhohen më shumë në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut”

Njoftimi për shtyp i Parlamentit Europian

Deputetët i bënë thirrje vendeve anëtare të unionit që të sillen me përgjegjësi kundrejt Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe të marrin një vendim pozitiv unanim në mbledhjen e ardhshme. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2019/10/24/vetoja-e-frances-ambasadorja-nuk-ka-sinjale-te-reja-vendimi-u-mor/

A2 CNN Livestream

Latest Videos