“Refuzoi” Kanadanë, sot i riu shqiptar në industrinë e lojërave virtuale

Nga A2 CNN
12 Nëntor 2022, 10:08 | Aktualitet
“Refuzoi” Kanadanë, sot i riu shqiptar në industrinë

Mund të ishte duke jetuar në Kanada falë nënshtetësisë që zotëron, aty ku mesatarisht paguhesh 6 mijë dollarë në muaj, por Dario zgjodhi Shqipërinë, vendin me të ardhurat më të ulëta për frymë në Europë.

Dhe vjen një ditë që mundi shpërblehet. Sot, Dario është pjesë e lojërave virtuale, industrisë 300 miliardë euro.

Me gjithë largimet që nuk po kanë fund, në Shqipëri ka ende të rinj e të reja që kanë ide të bukura.

Dario ishte me fat, ideja e tij nuk u “vyshk” ashtu siç ndodh me shumë të tjerë. Ai mundi të përfitonte nga skema e qeverisë për mbështetjen e Start-Up-eve.

Shqipëria klasifikohet sot në krye të listës së shteteve me ritmet më të larta të shpopullimit, me pamjet e gomoneve drejt Anglisë të mbushura me shqiptarë. Sa vendi nuk është zbrazur ende, duhet rikthyer shpresa. Dhe ajo që institucionet vendase dhe ato ndërkombëtare, akademikë e mbi të gjitha aktorë nga tregu i punës i kërkojnë qeverisë, është marrja seriozisht e të rinjve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos