Fiorentina zhgënjen në shtëpi, Sampdoria merr 3 pikët e para

Nga A2 CNN
2 Tetor 2020, 22:50 | Futboll
Fiorentina zhgënjen në shtëpi, Sampdoria merr 3 pikët e para

Sampdoria ka marrë 3 pikëshin e parë në ndeshjen hapëse të javës së tretë të Serie A dhe këtë gjë e ka bërë përballë Fiorentinës vendase.

Miqtë fituan me rezultatin 1-2 në “Artemio Franchi” edhe pse ekipi i Iachini ishte favorit në letër.

Sampdoria kaloi e para në avantazh në pjesën e parë të takimit falë një penalltie të shndërruar në gol nga Quagliarella.

Vendasit u përpoqën shumë dhe arritën ta gjenin golin e barazimit në minutën e 72 me Vlahoviç. 7 minuta përpara përfundimit të ndeshjes Verre përfitoi nga një gabim i mbrojtjes për ta dërguar topin në rrjetë dhe shënuar 3 pikët e para për ekipin e tij. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos