Taipi dhe Ibrahimi i bashkohen Kukësit, përforcime me peshë në sulm dhe mesfushë

Nga A2 CNN
2 Tetor 2020, 21:47 | Futboll
Taipi dhe Ibrahimi i bashkohen Kukësit, përforcime me peshë

Kukësi disa ditë më parë shqetësoi me qetësinë e treguar gjatë kësaj merkatoje dhe numrin e lartë të largimeve nga organika, por tashmë ekipi verilindor është hedhur në sulm për të gjetur lojtarët e duhur për sezonin e ri edhe pse ai duket ende larg për të filluar për shkak të bojkotit të Ligës Profesionistë të Futbollit.

Ditën e premte faqja zyrtare në Facebook e Kukësit prezantoi dhe dy blerjet më të fundit të klubit që janë Gjelbrim Taipi dhe Agim Ibraimi.

Mesfushori nga Kosova ka firmosur kontratë dyvjeçare dhe konsiderohet si një vlerë e shtuar për ekipin. Ai ka luajtur për shumë vite në kampionatin zviceran, duke qenë pjesë e elitës, teksa ka mbajtur veshur edhe fanellën e Shqipërisë U21 dhe Përfaqësueses së Kosovës!

Ndërsa sulmuesit Ibraimi ka një karrierë shumë të pasur në Europë, duke veshur fanellën e Cagliarit në Serinë A, Mariborit dhe Olimpija Ljubljanës në Slloveni. Sa i përket aspektit personal, Ibraimi, i cili ka luajtur me përfaqësuesen e Maqedonisë së Veriut, është shpallur 3 herë futbollisti i vitit atje dhe ka luajtur një numër të konsiderueshëm ndeshjesh në Champions League dhe Europa League. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos