Rekordi i VAR, anulon 4 gola në një ndeshje

Nga A2 CNN
26 Korrik 2020, 08:50 | Futboll
Rekordi i VAR, anulon 4 gola në një ndeshje

E pabesueshme ajo që ndodhi në ndeshjen Napoli-Sassuolo. Në “San Paolo”, ekipit mik iu anuluan plot 4 gola për pozicion jashtë loje.

Dy gola të shënuar nga Djuricic, një nga Caputo dhe një nga Berardi u anuluan pas rishikimit në VAR, duke shënuar kështu një rekord në futbollin botëror.

https://www.youtube.com/watch?v=RhBf-iJyk_g

Më parë, VAR ka anuluar 3 gola në të njëjtën ndeshje në Serinë A. Sezonin e kaluar, kur Interi fitoi 1-0 ndaj Sampdorias (gol i Brozovic në minutën e 94-t), u anuluan golat e Nainggolan, Asamoah dhe Defrel.

Ndeshje të tjera me 3 gola të anuluar janë shënuar në Brazil (Flamengo-Gremio, vjeshtë 2019) dhe Gjermani (Stuttgart-Sandhausen, dhjetor 2019). (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos