
Një sportiste nigeriane në muajin e tetë të shtatzanisë ka fituar një medalje të artë në Festivalin Kombëtar të Sporteve.
26-vjeçarja Aminat Idrees, fitoi çmimin e parë në kategorinë Mixed Poomsae në Taekwondo, thanë organizatorët të hënën, duke i përshkruar arritjet e saj si "frymëzuese".
Sidoqoftë, jo të gjithë e kanë parë si inspiruese pjesëmarrjen e saj në garë. Shumë njerëz komentojnë se nëna e ardhshme ka rrezikuar foshnjen dhe e kanë quajtur veprimin e saj si egoist.
"Ndjeva se nuk kishte shumë rrezik për foshnjen, kështu që vendosa ta provoj. Mjeku im, si dhe organizatorët e lojërave më certifikuan si të aftë për të marrë pjesë në sportin pa kontakt", u shpreh Idrees.
Në një deklaratë për CNN, kryetari i Festivalit Kombëtar të Sporteve, Philip Shaibu, tha se Idrees u lejua të merrte pjesë në lojëra pas ekzaminimit mjekësor. (A2 Televizion)