Shqipëria zbret një tjetër pozicion në renditjen e FIFA-s. Përditësimi më i fundit i Federatës Botërore të Futbollit e gjen kombëtaren kuqezi në vendin e 65-të, në të njëjtën shkallë me kombëtaren sllovene.
Fitorja ndaj Moldavisë nuk ka mjaftuar pasi për klasifikimin e ri ka ndikuar më shumë humbja ndaj Turqisë.

Vijon progresi i Kosovës, që muaj pas muaji e sheh veten edhe më lart në renditje. Këtë herë përfaqësuesja dardane ka rekuperuar 4 pozicione duke u ngjitur në vendin e 114-të.
Në takimet e fundit, Kosova ka mundur Gjibraltarin në miqësore dhe Bullgarinë në eliminatoret e Europianit. Klasifikimi i FIFA-s vijon të kryesohet nga Belgjika, ndjekur nga Franca e Brazili. (A2 Televizion)