
Klubi i Futbollit të Kukësit ka njoftuar se trajneri i skuadrës, Skënder Gega, ka udhëtuar, mëngjesin e sotëm, drejt Turqisë, për shkak se gjendja shëndetësore e tij është rënduar ditët e fundit.
“Për një trajtim më të specializuar për mushkëritë, Gega ka udhëtuar drejt Stambollit”, lexohet në njoftimin e Kukësit.
“Klubi i uron trajnerit shërim të shpejtë dhe rikthim sa më të shpejtë në krye të skuadrës”, lexohet në njoftim. (A2 Televizion)