Haaland nuk ndalet, vendos rekord në Champions

Nga A2 CNN
25 Nëntor 2020, 08:34 | Futboll
Haaland nuk ndalet, vendos rekord në Champions

Erling Haaland është shndërruar në lojtarin që ka shënuar 16 gola më shpejt se kushdo tjetër në historinë e Ligës së Kampioneve.

Sulmuesit të Borussia Dortmund iu deshën vetëm 12 ndeshje për të arritur këtë shifër. Mbrëmjen e djeshme, fituesi i “Golden Boy” shënoi një dygolësh ndaj Club Brugge, në fitoren 3-0 të verdhezinjve.

Fundjavën e kaluar, norvegjezi shënoi 4 gola ndaj Hertha Berlin, duke treguar që është në superformë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2020/11/23/haaland-thyen-rekordin-57-vjecar/

A2 CNN Livestream

Latest Videos