
Brunilda Isaj, eksperte ekonomie, e ftuar në “Business news”, në A2 CNN, u shpreh se rënia e besimit në ekonomi ka kohë që është kultivuar dhe theksoi se nuk bëhet fjalë për një tendencë të përkohshme.
“Ne duhet të jemi të përgatitur që jemi në varësi të zhvillimeve të tregjeve globale, që janë të lidhura me konfliktin e armatosur në Ukrainë. Të shpresojmë që të jetë i zbutur dhe të mos japë pasoja edhe më negative në jetën ekonomike të qytetarëve dhe bizneseve”, deklaroi Isaj.
“Ekonomia jonë e brishtë është goditur nga tërmeti, nga pandemia, nga problemet e veta strukturore… ndoshta për këtë arsye i ndjejmë më fort goditjet”, shtoi ekspertja.
Në lidhje me paketën e rezistencës sociale, Isaj u shpreh: “Është një ndër masat që krijon një farë stabiliteti, por duhet të kuptojmë që kjo paketë ka koston e saj në buxhetin e shtetit. E rëndësishme është që të mos rëndohet barra fiskale në mënyrë të menjëhershme për bizneset dhe qytetarët. (A2 Televizion)