Rritja e çmimeve, inflacioni kapërcen 5.7% në mars, niveli më i lartë në 20 vitet e fundit

Nga A2 CNN
8 Prill 2022, 15:43 | Ekonomi
Rritja e çmimeve, inflacioni kapërcen 5.7% në mars, niveli

Në muajin mars, inflacioni, treguesi që dëshmon për rritjen e çmimeve shënoi rekordin e 5.7%. Ky është niveli më i lartë i inflacionit në 20 vitet e fundit dhe është shkaktuar nga rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare, si pasojë e luftës Rusi-Ukrainë.

Sipas të dhënave të Institutit të Statistikave, kundrejt të njëjtës periudhë të një viti më parë, inflacioni është rritur me 4.5%.

Shtrenjtimi i kostos së jetesës në mars ka ardhur kryesisht si pasojë e ndikimit të tri grupeve: atij të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike; transportit dhe grupit “qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji”. Inflacioni ka kapërcyer tashmë nivelin prej 3% të vendosur si objektiv nga Banka e Shqipërisë. Megjithëse pak ditë më parë, guvernatori Gent Sejko deklaroi se rritja e çmimeve pritet të vijojë për të paktën dy vjet dhe inflacioni këtë vit pritet të prekë nivelin e 6%. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos