Në qarkun e Korçës gjatë gjithë natës ka pasur reshje shiu me intensitet të lartë dhe dëborë në zonat mbi 1200 metra, të shoqëruara edhe me erë të fortë.
Në rrugën e Dardhës, trashësia e borës varion nga 5 deri në 15 cm. Po punohet për mirëmbajtje me pastrim dëbore dhe kriposje, ndërkaq kalimi i mjeteve nga km 6 deri në atë të 12 rekomandohet me zinxhirë ose goma dimërore për mjetet e vogla në orët e pasdites.
Kalimi i mjeteve në akset e tjera rrugore nacionale dhe turistike, vijon pa probleme. (A2 Televizion)