
Reshjet e shiut dhe era kanë vazhduar edhe gjatë natës që kaloi. Sidomos qarku i Shkodrës është prekur me shume dhe ka pasur edhe ndërprerje të energjisë për shkak të defekteve pothuaj në të gjithë territorin në zona të veçanta e herë pas here dhe në krejt njësitë administrative.
Moti i keq solli përmbytje në Velipojë. Hotele dhe biznese pranë detit u “gjunjëzuan” nga uji. Deri tani raportohet për të paktën dhjetë biznese tek të cilat ka vërshuar uji.
Ndërkohë OSHEE-ja e qarkut të Lezhës siguron se punonjësit e saj janë në terren, për çdo defekt te mundshëm me energjinë elektrike. (A2 Televizion)