
Unioni i Operatorëve të Transportit Publik ka reaguar pas deklatarës së ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, duke deklaruar se ky union nuk është gati për të rifilluar punën.
Edhe pse ministrja e Shëndetësisë deklaroi se transporti publik mund të rifillojë punën pa kufizime, Unioni i Transportit Publik shprehet se qeveria nuk ka përmbushur asnjë nga kërkesat e tyre dhe se në të tilla kushte dhe protokolle që janë në fuqi nuk mund të përballojë dot rinisjen e punës.
Ndërkohë, në qytetet kryesore të vendit, përfaqësuesit e transportit publik kanë organizuar protesta, por qëndrimet dhe kërkesat e tyre nuk ishin të njëjta.
Ende nuk dihet nëse shoqëri të caktuara do të rifillojnë punën apo do të vazhdojnë të qëndrojnë pa punë deri në plotësimin e kërkesave të Unionit të Operatorëve të Transportit Publik. (A2 Televizion)