Në Qarkun e Korçës janë rikthyer reshjet e dëborës.
Trashësia e saj ka arritur deri në 10 cm në Korçë dhe Pogradec. Në Pogradec ka vështirësi qarkullimi në njësinë e Mokrës, ndërsa njësia Propisht ka mbetur pa energji elektrike.
Në akset rrugore Korçë-Dardhë, Qafa e Qarrit dhe Qafa e Liqenasit qarkullimi i automjeteve bëhët me zinxhirë.
Po punohet për heqjen e dëborës dhe hedhjen e kripës, ndërkohë në zonat rurale lëvizja kryhet me vështirësi. (A2 Televizion)