
Ndërsa klubet i kanë dhënë fund përgatitjeve dimërore, por jo merkatos së janarit, java e 17-të e Superiores, nis menjëherë me duele interesante dhe me histori nga pas mes Skënderbeut dhe Partizanit.
Në Korçë, kërkohen 3 pikët si nga trajneri i ri i të kuqve, Adolfo Sormani, për të cilindo të jetë ndeshja e parë këtë sezon ashtu edhe nga tekniku i Skënderbeut, Ilir Daja.
Vllaznia ndërkohë, një ndër skuadrat më aktive në merkato, përballet me Flamurtarin e vendit të fundit që prej nisjes së sezonit nuk arrin të largojë krizën.
Në duelin tjetër të kësaj të marte, do të luhet edhe Teuta-Laçi me kurbinasit që pas humbjeve me radhë, kërkojnë kthesën përballë një Teute me pretendime këtë sezon. (A2 Televizion)