Tre persona kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi të një personi të armatosur me thikë pranë një hoteli në qendër të Glasgow.
Policia shkoi menjëherë në vendngjarje dhe qëlloi të dyshuarin, i cili po ashtu humbi jetën. Ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje të rëndë. Autoritet po hetojnë për shkaqet që e detyruan autorin të sulmonte kalimtarët dhe nuk përjashtojnë dhe pistën e terrorizmit.
Policia skoceze bën me dije se në këtë ngjarje të rëndë ka mbetur i plagosur dhe një oficer policie, ndërkohë që e gjithë zona është rrethuar.
Përmes një deklarate për shtyp policia e Skocisë njoftoi se situata tashmë është nën kontroll dhe nuk ka më rrezik për publikun.
Kryeministrja Nicola Sturgeon e konsideroi ngjarjen si të tmerrshme dhe deklaroi se po ndjek nga afër të gjitha zhvillimet e saj. (A2 Televizion)