Inter kualifikohet për në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë, pasi mundi 2-0 Romën në një ndeshje pa histori.
Edin Dzeko kaloi në avantazh zikaltërit që në minutën e dytë, duke dërguar në rrjetë me të djathtën një top të krosuan nga Ivan Perisic.
Barella goditi traversën disa minuta më vonë, ndërkohë që Samir Handanovic ndali Zaniolon në rastin e vetëm të pastër të Romës.
Alexis Sanchez mbylli llogaritë në minutën e 68, me një goditje të jashtëzakonshme nga distanca, që përfundoi në trekëndësh, duke mos i lënë shans portierit Rui Patricio.
Në gjysmëfinale, Inter pret fituesin e çiftit Milan-Lazio, ndeshje që do të luhet mbrëmjen e së mërkurës. (A2 Televizion)