Risitë kushtetuese, Rama: Me apo pa opozitën jashtë parlamentit, votimi do të bëhet më 30 korrik

Nga A2 CNN
23 Korrik 2020, 19:06 | Politikë
Risitë kushtetuese, Rama: Me apo pa opozitën jashtë parlamentit,

Edhe pse jo i pranishëm në mbledhjen e sotme të Këshillit Politik, kryeministri Edi Rama ka reaguar me anë të një statusi në Twitter për zhvillimet në atë tryezë.

Opozita e Bashkuar me përfaqësues Oerd Bylykbashin nga PD dhe Petrit Vasilin nga LSI, u shprehën pas takimit se për hapjen e listave nuk mund të vendoset brenda 6 ditëve.

Ndërkohë, Edi Rama shkruan me apo pa opozitën jashtë parlamentit më 30 korrik do të votohet hapja e listave.

“Refuzimi për të diskutuar mbi risitë kushtetuese është në fakt refuzim për të pranuar realitetin dhe kjo është një sëmundje tanimë e vjetër e opojashtëparlametares! Keqardhje. Por me ata pa ata, Parlamenti vendos edhe për ta, si sot si në 30 korrik. Reflektoni miq, listat do hapen”, shkruan Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos