Rita Ora çaktivizoi kamerat e sigurisë për festën e 30-vjetorit

Nga A2 CNN
29 Janar 2021, 11:16 | Showbiz

Këngëtarja Rita Ora, e cila festoi 30-vjetorin e lindjes pak kohë më parë, thuhet se çaktivizoi kamerat e sigurisë në restorantin ku mbajti festën, shkruan Daily Mail.

Dy ditë pas festës, policia zbuloi se kamerat e sigurisë nuk kishte regjistruar në momentin e festës në muajin nëntor të vitit të kaluar.

Në një deklaratë më 1 dhjetor, policia tha se stafi i Rita Orës ka paguar 5 mijë paund për të përdorur ambientin për zhvillimin e festës.

Në atë kohë, pas kësaj ngjarje, Rita Ora u gjobit me 10 mijë paund për thyerje të masave anti-Covid, si dhe kërkoi ndjesë publikisht. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos