
Janë caktuar mbrëmjen e së enjtes dhe ekipet gjysmëfinaliste të Europa League që do të ndeshen mes tyre për një vend në finalen e kupës së vogël të Kontintentit të Europës.
Roma kaloi me shumë vuajtje Ajaxin në një ndeshje që u mbyll në barazim 1-1. Verdhekuqtë kishin fituar në ndeshjen e parë në Amsterdam dhe tashmë gjejnë në fazën tjetër Manchester United, i cili fitoi dhe në ndeshjen e dytë 2-0 ndaj Granadas.
Arsenali nuk la më vend për surpriza dhe e zgjidhi që në pjesën e parë ndeshjen ndaj Slavia e Prague. “Topçinjtë” u imponuan 0-4 në Çeki, pas barazimit 1-1 në fushën e tyre që erdhi në fund të takimit. Në gjysmëfinale djemtë e Arteta do të kenë përballë Villareal. (A2 Televizion)