Roma kërkon kupën e dytë europiane radhazi, Sevilla për një rekord në Europa League

Nga A2 CNN
31 Maj 2023, 08:31 | Futboll
Roma kërkon kupën e dytë europiane radhazi, Sevilla për

Sot në mbrëmje do të luhet finalja e Europa League mes Romës dhe Sevilla. Ndeshja do të zhvillohet në  “Puskas Arena" të Budapestit, në një stadium të mbushur plot.

Italianët pasi fituan Conference League sezonin e kaluar, do të kërkojnë një tjetër trofe europian dhe përballë do të kenë ekspertët e këtij kompeticoni, Sevilla që e kanë fituar 6 here trofeun.

Mourinho bën llogaritë pa mbrojtësin e kombëtares shqiptare Marash Kumbulla, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës është në dispozicion.

Ndërkohë, nga ana tjetër, Sevilla e sheh këtë trofe si shpëtimin e vetëm të sezonit. Spanjollët pozicionohen në mesin e tabelës dhe një tjetër dështim në finale do t’i linin jashtë Kupave të Europës për sezonin tjetër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos