Sulmuesi i Spartakut të Moskës, Quincy Promes, është vënë nën hetim nga autoritetet holandeze, nën akuzën e përfshirjes së tij në një rrjet të trafikimit të lëndëve narkotike.
Sipas prokurorisë, ish-lojtari i Kombëtares dyshohet se në dy raste ka qenë i angazhuar në trafikimin e dy ngarkesave me kokainë nga Holanda në Belgjikë, me një peshë prej 1360 kilogramësh.
Avokati i futbollistit 31-vjeçar nuk iu përgjigj interesit të mediave për këtë çështje, teksa refuzoi të jepte detaje.
Ish-lojtari i Ajaksit dhe Sevilla gjithashtu është nën hetim për një sulm në Holandë, ku në korrik të vitit 2020 plagosi me thikë një kushëririn e tij në Abcoude, pas një sherri në familje. (A2 Televizion)
