
Roma i bashkohet ekipeve të tjera të mëdha të Serisë A, që kaluan të gjitha turin e Kupës së Italisë, me një fazë të mëtejshme që do të paraqesë sfida vërtetë interesante.
Djemtë e teknikut Fonseca mundën lehtësisht në transfertë Parmën, që nuk paraqitej me formacionin titullar.
Pas një pjese të parë të ekuilibruar dhe pa raste, ekipi nga kryeqyteti zhbllokoi ndeshjen me një aksion të bukur të finalizuar nga Pellegrini.
Mesfushori i talentuar dyfishoi rezultatin me anë të një penalltie pas një prekje me dorë të Barilla.
Në ekipin e Parmes në mbrojtje luante titullar mbrojtësi i Kombëtares Kastriot Dermaku, që bëri një paraqitje dinjitoze por pa shpëtuar ekipin e tij nga eliminimi. Roma do te ndeshet kundër Juventusit në turin e ardhshëm. (A2 Televizion)