
Policia e Kosovës ka vënë në pranga autorin e vrasjes së rëndë të një vajze të re që tronditi mbarë opionionin shqiptarfolës.
Dardan Krivaqa, i dyshuari për vrasjen e 18-vjeçares M.O. me të cilën sapo ishte martuar, është arrestuar në një fshat në afërsi të Ferizajt.
Hetimet nisën pasi të dielën pasdite, trupi i pajetë i një vajze ishte dërguar nga dy persona në Urgjencën e Ferizajt, të cilët pastaj ishin larguar në drejtim të panjohur.
Prokuroria e Ferizajt tha gjithashtu se i akuzuari kryesor për vrasjen, Krivaqa, dyshohet se për motive të dobëta, e ka keqtrajtuar fizikisht të ndjerën M.O., e cila si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë. (A2 Televizion)