
Rriten viktimat nga koronavirusi në Kosovë. 17 viktima u shënuan në 24 orët e fundit, ndërsa rastet e reja ishin 1067.
Sipas të dhënave, sot janë shëruar 278 qytetarë ndërsa 688 pacientë rezultojnë të shtruar në spital, 35 prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Nga 20 gushti, në Kosovë po zbatohen masat e reja për frenimin e pandemisë. Festat me grumbullime masive dhe dasmat janë të ndaluara, është reduktuar orari i restoranteve dhe bareve si dhe është shtuar kërkesa për dëshmi vaksinimi për qasje në një sërë ambientesh. (A2 Televizion)