
Dita nis me vranësira e reshje të dendura shiu në të gjithë vendin ku shpesh, do të ketë rrebeshe. Pasditja sjell pakësim të reshjeve në vend, deri afër mesnatës.
Temperaturat e ajrit nuk pësojnë ndryshime të ndjeshme; dy vlerat ditore luhaten nga 4 në 19°C.
Era do të fryjë mesatare në tokë nga drejtimi jugor, por e fortë në bregdet ku dallgëzimi do të ngjitet në 4-5 ballë. (A2 Televizion)