Inter gjen zëvendësuesin e Dzekos

Nga A2 CNN
17 Mars 2022, 08:20 | Futboll

Inter ka nisur punën që tani për të gjetur një sulmues tipik për të shënuar gola.

Duke qenë se mosha e Edin Dzekos nuk jep garanci dhe për shumë kohë, drejtuesit zikaltër po shohin që tani alternativat për ta zëvendësuar.

Në skenë ka dalë emri i yllit të Ajax, Sebastien Haller. 27-vjeçari ka shprehur dëshirën e tij për të kaluar në Itali, por më parë duhet bindur klubi holandez, që kërkon të përfitojë sa më shumë nga ai.

Deri më tani, sulmuesi ka shënuar 19 gola në kampionat dhe 11 në Champions League. (A2 Televizion)

Sebastien Haller

A2 CNN Livestream

Latest Videos