Goli i Brojës, më i bukuri i raundit të pestë në FA Cup

Nga A2 CNN
17 Mars 2022, 09:43 | Futboll

Spektakli dhe magjia e Armando Brojës në fushën e blertë është vlerësuar dhe nga ekspertët e futbollit anglez.

Goli i 20-vjeçarit në ndeshjen e FA Cup ndaj West Ham është zgjedhur si goli më i bukur i raundit të pestë.

Futbollisti kuqezi dribloi bukur mbrojtësit dhe tundi rrjetën, duke ndihmuar skuadrën të fitonte me shifrat 3-1.

Edhe pse u fut në lojë në pjesën e dytë, për talentin shqiptar çdo gjë ishte shumë e thjeshtë. Fillimisht, ai fitoi një penallti dhe pak minuta më vonë, shënoi dhe golin e tretë për skuadrën e Southampton, që siguroi kalimin më tej. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos