Premier League, “ndizet” lufta për titull

Nga A2 CNN
17 Mars 2022, 08:33 | Futboll
Premier League, “ndizet” lufta për titull

Gara në Premier League është “ndezur” edhe më shumë. Liverpool arriti të mposhtë 2-0 Arsenalin në tranfertë dhe afrohet 1 pikë nga Manchester City kryesues.

Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në të dytën “Të kuqtë” shënuan dy herë duke blinduar 3 pikët e takimit.

Diogo Jota dhe Firminho ishin heronjtë e Liverpool përballë një Arsenali të lodhur dhe të dobët fizikisht.

Pas 29 javësh në Premier League, Manchester City kryeson tabelën me 70 pikë, 1 më shumë se Liverpool i vendit të dytë. Shumë shpejt, dy skuadrat do të kenë dhe përballjen direkte që mund të vendosë shumë për fatin e sezonit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos