Rrëshqet trajleri dhe përplaset me makinën në Qafë-Thanë, ndërron jetë turistja gjermane

Nga A2 CNN
9 Maj 2023, 17:44 | Aktualitet
Rrëshqet trajleri dhe përplaset me makinën në

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një shtetaseje të huaj ka ndodhur mesditën e kësaj të marte në Qafë-Thanë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 ku një trajler ka rrëshqitur dhe ka goditur autoveturën që drejtohej nga një shtetase gjermane që udhëtonte me bashkëshortin e saj.

Viktima është identifikuar me inicialet U. S., 56 vjeçe. Nga ana tjetër, i plagosur ka mbetur bashkëshorti i saj, 50-vjeçari P. K..

Policia ka shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, drejtuesin e trajlerit, shtetasin serb S. M., 50 vjeç. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon veprimet në vendngjarje, me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Ky është aksidenti i gjashtë për sot në aksin Pogradec-Prrenjas. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/09/4-aksidente-ne-pak-minuta-ne-aksin-pogradec-prrenjas/

A2 CNN Livestream

Latest Videos