Partizani dominon volejbollin shqiptar, edhe meshkujt shpallen kampion

Nga A2 CNN
13 Prill 2021, 20:59 | Sporte të tjera
Partizani dominon volejbollin shqiptar, edhe meshkujt shpallen kampion

Partizani dominon totalisht volejbollin në Shqipëri këtë sezon. Një ditë më parë ishin femrat që siguruan titullin e radhës, ndërsa pasditen e së martës edhe meshkujt siguruan titullin e 15, pasi mundën në finale Erzenin 3-0.

Pasi hasën rezistencë në ndeshjen e parë finale që përfundoi 3:2, dy të tjerat, skuadra e Yllit Tomorrit i fitoi me lehtësi.

Me këtë triumf, Partizani barazon me tituj Studentin (15), një prej emrave më të mëdhenj të volejbollit shqiptar, që gjithashtu ka arritur ato suksese nën drejtimin e strategut Ylli Tomorri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos