
Situata pandemike lë shumë dyshime rreth zhvillimit normal të Lojërave Olimpike Tokio 2020. Dy funksionarë të lartë të Partisë Liberal Demokrate, e cila ka pushtetin në Japoni kanë deklaruar se Olimpiada mund të pësojë ndryshime radikale.
Për shkak të rritjes së infektimeve në shtetin aziatik, evenimenti mund të zhvillohet pa publik, ose në skenarin më të keq mund të anulohet.
Pikëpyetjet rreth Lojërave janë ngritur kur kanë mbetur më pak se 100 ditë nga starti, i përcaktuar më 23 korrik. (A2 Televizion)