
Liga Unike, e cila bëri bashkë ekipet shqiptare të basketbolli është mbyllur me Golden Eagle Ylli fitues, e cila triumfoi në finale 79:82 ndaj Pejës.
Ndeshja ishte mjaft interesante, ku Peja e nisi furishëm, duke pasur epërsi deri në 12 pikë në çerekun e parë 27:15, derisa kjo pjesë përfundon 27:19. Ylli nuk dorëzohet dhe pesë nga minuta nga fillimi i periodës së dytë, ngushton shifrat në 34:33. Më pas zhvillohet lojë e baraspeshuar, kurse pjesa e parë përfundon 41:38.
Dueli u vendos në sekondat e fundit, ku Ylli triumfoi 79:82. Te Peja u dalluan Aj Walton me 25 pikë e 10 kërcime, Brandon Walters me 16 pikë e 12 kërcime dhe Laron Dendy me 15 pikë e 9 kërcime, kurse te Ylli u dalluan Erjon Kastrati me 21 pikë, Gëzim Morina me 15 pikë e 13 kërcime dhe Mitchell Wilbekin me 18 pikë.
Erjon Kastrati u zgjodh MVP i finales. Ky ishte trofeu i parë në histori të klubit për Yllin. (A2 Televizion)