Rriten eksportet, 420 mln USD mallra të shitura jashtë gjatë marsit

Nga A2 CNN
19 Prill 2022, 16:08 | Ekonomi
Rriten eksportet, 420 mln USD mallra të shitura jashtë gjatë

Eksportet shqiptare shënuan rritje të fortë gjatë muajit Mars. Të dhënat e fundit të INSTAT tregojnë një rritje të shkëmbimeve të mallrave jashtë vendit me gati 50%, duke kapur vlerën e 47.7 mld lekëve krahasuar me 31,7 mld lekë marsin e kaluar. Ndikimin më të madh e dhanë grupet: minerale dhe lëndë djegëse, materialet e ndërtimit, si dhe tekstilet, me këtë të fundit industrinë që kryeson eksportet Made in Albania.

Por çfarë po ndikon në këtë rritje të eksporteve?

“Duke patur parasysh situatën ekonomike në mbarë globin ehd enë vendin tonë kanë impakt kryesisht sektorë të nxjerrjes minerale, lëndës djegëse, naftës bruto. Është kombinim i dy shkaqeve; kërkesës së lartë dhe rritjes së çmimeve”, u shpreh eksperti Genti Beqiri.

Nga ana tjetër, importet nga vendet e huaja u rritën gati 30%, më shumë krahasuar me një vit më pare, duke thelluar më tej edhe deficitin tregtar, pra diferencës midis vlerës që shesim dhe vlerës që blejmë. Sipas ekspertit Genti Beqiri, kjo vjen si pasojë e rritjes së çmimeve.

“Midis një viti kemi rritje të çmimeve dhe kjo jep impaktin e vet. Marsi dhe shkurti është inflacionist se kërkesa është më e lartë”.

Në parashikimin e ekspertëve për muajt në vazhdim, rritja e eksporteve pritet të jetë edhe më e madhe, duke reflektuar kostot e shtuara. Njëkohësisht sipas tij, inflacioni i lartë në Europë do të ndihet edhe më shumë në vendin tonë, në produkte më të shtrenjta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos