All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Rriten infektimet në Europë, OBSH: Vaksina për të varfrit, jo doza përforcuese

Nga A2 CNN
5 Nëntor 2021, 12:21 | Bota
Rriten infektimet në Europë, OBSH: Vaksina për të varfrit,
All - Paragraf - 1

“Ruajini vaksinat për Covax e jo për dozat përforcuese”. Me këtë mesazh iu drejtua kompanive farmaceutike, kreu i OBSH-së, Tedros Adanom Ghebreyesus.

Sipas tij, prioritet duhet t’iu jepej shteteve të varfra që kanë mbulim të ulët me vaksina dhe në vendet ku niveli i imunizimit i ka tejkaluar 40 për qind, të mos dërgohen doza të tjera.

All - Paragraf - 3

“Jo më vaksina të tjera për vendet që kanë imunizuar mbi 40 për qind të popullsisë deri sa Covax të ketë dozat e mjaftueshme për të ndihmuar shtetet e tjera të arrijnë këtë nivel. Jo më doza përforcuese për personat që nuk vuajnë nga probleme të imunitetit. Shumica e vendeve me mbulim të lartë vaksinash, vijojnë të shpërfillin thirrjen tonë për një moratorium global ndaj dozave shtesë”, u shpreh Ghebreyesus.

Por pavarësisht mbulimit të lartë me vaksina, Europa sipas OBSH-së, është sërish epiqendër e pandemisë, me një rritje prej 55 për qind të rasteve në 4 javët e fundit.

Niveli i vaksinimit është ngadalësuar rreth kontinentit muajt e fundit e ndërsa 80 për qind e popullsisë në Spanjë është imunizuar, shifrat janë më të ulëta në Francë e Gjermani, respektivisht 68 dhe 66 për qind.

All - Paragraf - 6

Shumë më e rëndë situata në Europën Lindore dhe Qendrore ku niveli i vaksinimit lëviz nga 30-40 për qind. OBSH-ja paralajmëroi të enjten, se infektimet rreth kontinentit të vjetër po arrinin nivele rekord dhe se deri në shkurt mund të regjistroheshin 500 mijë vdekje të reja.  (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos