Rritet numri i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë

Nga A2 CNN
27 Korrik 2021, 18:31 | Kosova
Rritet numri i rasteve të reja me koronavirus në Kosovë

Kosova konfirmoi të martën 42 raste të reja me koronavirus. Rastet pozitive rezultuan pas testimit të 2,987 mostrave, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e Kosovës.

Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit u shëruan 16 pacientë, ndërsa 195 raste mbeten aktive.

Kosova ka konfirmuar gjithsej 108,073 raste pozitive me koronavirus. Prej tyre, 2,265 pacientë kanë humbur jetën dhe 105,613 janë shëruar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos