Rritet pesha e grave në ekonomi

Nga A2 CNN
17 Qershor 2019, 18:26 | Ekonomi
Rritet pesha e grave në ekonomi

Gratë kanë një peshë gjithmonë e më të madhe në ekonominë e vendit, por gjatë vitit të kaluar ato janë stepur për të investuar.

Të dhënat e Institutit të Statistikave tregojnë se raporti i bizneseve nën pronësi të grave është ulur ndjeshëm gjatë 2018-s. Në rënie regjistrohet edhe numri i bizneseve të reja që hapen nga gratë, teksa vihet re se këto aktivitete fokusohen tek shërbimet dhe jo tek prodhimi i të mirave.

Kjo do të thotë se janë biznese kryesisht të vogla, me pak të punësuar dhe një kontribut minimal në ekonomi.

Frika për të investuar reflektohet edhe tek kreditë e dhëna nga sistemi bankar. Edhe pse pjesa që zënë gratë në kredimarrje është rritur, vlera mesatare e huasë që ato marrin është ndjeshëm më e ulët se tek burrat.

Një grua mori mesatarisht 762 mijë lekë hua në vitin 2018, rreth 35% më pak se huaja mesatare për burrat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos