Vriten me thikë 3 kalimtarë në qytetin britanik

Nga A2 CNN
21 Qershor 2020, 07:54 | Bota

Tre persona humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë si pasojë e një sulmi me thikë në një park në qytetin e Reading. Sipas policisë kjo është një ngjarje shumë e rëndë, por që nuk po hetohet si terrorizëm.

Dëshmitarët tregojnë se autori i armatosur me thikë nisi të sulmonte persona të ndryshëm në park në orët e pasdites duke i zgjedhur ata rastësisht dhe pa asnjë motiv.

Policia ka vënë në pranga një 25-vjeçar për ngjarjen dhe bën me dije se nuk po kërkon për persona të tjerë.

“Nuk ka të dhëna se ka ende rrezik për publikun, megjithatë iu bëjmë thirrje banorëve të tregohen vigjilentë dhe për çdo gjë të dyshimtë të lajmërojnë policinë. Incidenti nuk po hetohet momentalisht si terrorizëm, megjithatë kjo pistë mbetet e hapur”, u shpreh për mediat zyrtari i lartë i policisë Ian Hunter. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos