Rrufetë vrasëse, 20 viktima në 24 orë në shtetin indian

Nga A2 CNN
27 Korrik 2022, 11:11 | Bota
Rrufetë vrasëse, 20 viktima në 24 orë në shtetin indian

Goditjet e rrufeve kanë vrarë 20 persona në 8 krahina të ndryshme në shtetin lindor indian, Bihar, në 24 orë.

Pas parashikimit për më tepër rrufe në ditët në vijim, autoritetet i kanë bërë thirrje njerëzve që të ndjekin udhëzimet në mënyrë që të shmangin incidentet tragjike.

Qindra vetë vdesin çdo vit në Indi si pasojë e goditjes së rrufeve gjatë sezonit të shirave të rrëmbyeshëm. Një prej arsyeve kryesore është fakti se shumë njerëz punojnë në ambiente të hapura, çka i bën më vulnerabël.

https://a2news.com/2019/04/07/jeta-ne-kryeqytetin-boteror-te-rrufeve/

Autoritetet kanë deklaruar se do të kompensojnë me 5000 dollarë familjet e viktimave.

Rrufetë janë shtuar ndjeshëm në vitet e fundit në Indi, sidomos në Bihar, për shkak edhe të pozicionit gjeografik. Sipas shifrave zyrtare, gjatë periudhës prill 2020 - mars 2021, vendi u godit nga 18 milionë rrufe, një rritje me 34% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos