Gjimnasti rus Matvei Petrov, i cili përfaqëson Shqipërinë prej disa vitesh, ka arritur të marrë medaljen e artë në Grand Prix e Hungarisë.
Në kategorinë e kalit me doreza, 31-vjeçari ka shkëlqyer në Hungari duke rrëmbyer medaljen e artë, ndërsa në podium u ngjitën edhe ukrainasi Illia Kovtun dhe hungarezi Krisztofer Meszaros.
Kjo është e arta e dytë për Petrov që pas Olimpiadës së Tokios. Më 5 shtator, ai fitoi garën e radhës së kampionatit të Botës 2021, që kishte takimin në Slloveni, duke mundur ukrainasin Illia Kovtun dhe kroatin Filip Ude.
Në Tokio, Matvei arriti të renditet i pari në baterinë e tretë të divizionit të dytë, por ishte i pafat pasi mbeti jashtë finales edhe pse pretendimit në atë kohë ishin të mëdha nga ai. (A2 Televizion)