Anthony Joshua nuk ia ka dalë dot të mbrojë titujt e tij në peshat e rënda në boks përballë Oleksander Usyk.
Boksieri ukrainas është shpallur fitues i përballjes i ndeshjes ndaj britanikut duke rrëmbyer kështu titujt botërorë të peshave të rënda në WBA, IBF dhe WBO.
Usyk mori mbështetjen e të gjithë gjyqtarëve në takimin që u zhvillua në ‘Tottenham Hotspur Stadium’. 117-112, 116-112, 115-113 ishin rezultatet e dhëna nga treshja e jurisë, që të tre në favor të Usyk. (A2 Televizion)