Rusia, e para në Europë për gazetarët e vrarë për shkak të detyrës

Nga A2 CNN
7 Prill 2023, 19:49 | Bota
Rusia, e para në Europë për gazetarët e vrarë për

Rusia renditet e para në Evropë për sa i përket numrit të gazetarëve të vrarë gjatë kryerjes së detyrës ose për shkak të aktivitetit të tyre profesional. Të dhënat vijnë nga një raport i organizatës ndërkombëtare Reporterë pa Kufi.

Siç theksohet në raport, sulmet sistematike ndaj lirisë së shtypit në Rusi janë intensifikuar që nga viti 2001, viktima të dhunës në këtë vend kanë qenë 37 punonjës të medias, përfshirë Anna Politkovskaya e cila u vra më 7 tetor 2006.

Organizata e konsideron luftën në Ukrainë si një nga shkaqet e numrit të madh të gazetarëve të mbetur viktima në Ukrainë.

Në dy dekadat e fundit, 20 punonjës të medias janë vrarë, duke përfshirë tetë që nga fillimi i pushtimit rus.

Iraku kryeson listën në shkallë globale në vrasjen e gazetarëve.

Në total, 1657 gazetarë janë vrarë në mbarë botën në 20 vitet e fundit, të cilët ishin viktima të atentateve, vrasjeve me porosi, sulmeve në zona konflikti ose humbën jetën pas lëndimeve të rënda.

Iraku renditet i pari për sa i përket numrit të gazetarëve të vrarë, me 300 të tillë. Siria është e dyta me 280 gazetarë, e ndjekur nga Afganistani, Jemeni, Palestina dhe Somalia.

Sipas të dhënave të organizatës, më së shumti vdekje të punonjësve të medias janë regjistruar në vitin 2012 (143). Aktivistët e të drejtave të njeriut ia atribuojnë këtë luftës civile në Siri. Pas vitit 2012, numri i viktimave te gazetarët filloi të zvogëlohej. Në vitin 2021, 51 punonjës të medias vdiqën si pasojë e dhunës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos