
Dita nis me mësimet “online”. Disa nxënës thonë se librat mund t’i mbyllin disa orë të ditës, por në shumicën e rasteve kjo procedurë e re mësimi do të zgjasë deri në mbrëmje.
Për të humbur mendjen, dy fëmijë në Kukës i dedikohen muzikës. Babai i ka ndihmuar të jenë aktivë në qendrën kulturore të qytetit, ndërsa tani që ajo është mbyllur, ai ka nisur t’i bashkohet atyre, si prind dhe mentor artistik.
Baleti është një tjetër zgjidhje për ta jetuar karantinën me pozitivitet. Odeta, balerinë, por edhe mësuese baleti, njëkohësisht edhe nënë, tregon se nuk ka lënë asnjë detyrë gjatë kësaj kohe. Është nënë me kohë të plotë dhe mësuese e të vegjëlve nga celulari. (A2 Televizion)