Tushemisht, kapet norvegjezja e kërkuar ndërkombëtarisht për rrëmbim

Nga A2 CNN
19 Korrik 2021, 11:46 | Kronikë
Tushemisht, kapet norvegjezja e kërkuar ndërkombëtarisht për

Policia Kufitare në Tushemisht ka vënë në pranga një shtetase norvegjeze, e kërkuar ndërkombëtarisht me akuzën e rrëmbimit.  

Norvegjezja 36-vjeçare, me inicialet A.M. jetonte në Ohër, ku fshihej nga akuza për krime të kryera kundër familjes, ndër të cilët rrëmbimi.

Operacioni u mundësua nga bashkëpunimi i Interpolit në Tiranë dhe Oslo, ndërkohë që e arrestuara do të ekstradohet në Norvegji. Veprimet procedurale u kryen nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos