Sadiku nuk ndalet më, shënon golin e 10-të me Malagën

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2020, 00:01 | Futboll

Armando Sadiku nuk di të ndalët më në Spanjë. Bomberi kuqezi ka shënuar sërish sot në ndeshjen që Malaga ka barazuar 1-1 me Numancën.

Goli i shqiptarit barazoi me penallti rezultatin në të 54-ën minutë, ndeshje që më pas do të fitohej nga ekipi i tij me një gol në minutën e fundit.

Tre pikë që i japin frymëmarrje Malagës, që del nga zona për mbijetesën dhe mund të shohë disi më qetësisht vazhdimin e kampionatit.

Ky është goli i 10-të i bomberit kavajas me Malagën, që dëshmon sezonin e tij shumë të mirë personal. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos